Telegrafi

Serbia tallte stadiumet e Kosovës, shihni këtë stadium në Suboticë

Pas vendimit të UEFA-s, që Përfaqësueses së Kosovës nuk i lejohet të luan në stadiumet ekzistuese të Kosovës, mediet serbe bën disa artikuj që quanin stadiumet e Kosovës: “rrënoja”.

Mirëpo, reshjet e fundit në veri të Serbisë, përkatësisht në Suboticë, kanë shpërfaqur kualitetin e stadiumit të këtij qyteti. Aq larg shkojnë serbët, aq sa stadiumin e quajnë “sikur në filma horror”, transmeton Koha.net.

I gjithë terreni ka qenë i mbuluar nga uji dhe ngjante sikur në moçalet e xhunglës – vazhdojnë më tej mediet serbe.
Fotografitë tregonin se përpos terrenit, edhe objektet përcjellëse të stadiumit janë të shkatërruara, sikur zhveshtoret e dhomat me dollapë.

Nga vetë ata thuhet se ky stadium nuk i plotëson aspak kushtet për ndeshje ndërkombëtare, duke treguar se dritat e stadiumit janë të dëmtuara.