Telegrafi

Serbia shpall zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare më 17 dhjetor

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka nënshkruar vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.

Të dielën më 17 dhjetor, do të mbahet votimi për mbledhjen e re të Kuvendit të Serbisë, transmeton Telegrafi.

Në të njëjtën ditë do të mbahen zgjedhjet lokale në 65 qytete dhe komuna të Serbisë, të cilat i shpalli sot kryetari i Kuvendit, Vladimir Orliq.

Vuçiq ka nënshkruar dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, i cili hyn në fuqi ditën e botimit në gazetën zyrtare. Vuçiq u ka uruar qytetarëve zgjedhje të mbarë.

Ai u uroi të gjithë pjesëmarrësve rezultate të mira në prezantimin e ideve dhe ankesave të tyre dhe që ta bëjnë këtë në mënyrë demokratike dhe të civilizuar. /Telegrafi/