Telegrafi

Serbia raporton numër rekord, mbi njëmijë të infektuar me COVID-19

Autoritetet shëndetësore serbe kanë raportuar numër rekord të të infektuarve me coronavirus.

Për herë të parë që nga fillimi i pandemisë, 1053 persona kanë rezultuar pozitiv për COVID-19.

Gjithashtu është bërë e ditur se edhe pesë persona kanë ndërruar jetë, raporton b92.

Në të gjitha spitalet e shtetit serb raportohet se 39 pacientë po trajtohen përmes oksigjeno terapisë.

Ndryshe, Serbia deri më tani ka regjistruar 40,880 raste të coronavirusit ndërsa 798 njerëz kanë vdekur. /Telegrafi/