Kosova U22, femrat, ka fituar pikë në tavolinë në Kampionatin Ballkanik të Beach Volley, në përballjen kundër Serbisë.
Serbia nuk u paraqit në fushë, andaj kjo nënkuptoi që vashat tona (Yllka Jashari/Melirona Avdullahu), të drejtuara nga Vildane Jashari, fituan pikët e para në këtë Kampionat Ballkanik.
Gara është duke u mbajtur në Maqedoninë e Veriut.
Ndeshjen e radhës Kosova e zhvillon sot kundër Rumanisë me fillim nga ora 19:30.
Kjo është hera e dytë brenda pak javësh që Serbia ka refuzuar të përballet me Kosovën në garat ballkanike të volejbollit në rërë. /Telegrafi/