Telegrafi

Serbia nuk ka votuar kundër pranimit të Kosovës në Federatën Botërore të Volejbollit

Federata e Volejbollit të Kosovës edhe zyrtarisht u pranua nga Federata Botërore.

Në kongresin e mbajtur në Buenos Aires, përfaqësuesit e shteteve te ndryshme të botës votuan për pranimin apo jo të Kosovës dhe Sudani Jugor.

Befasia qëndronte te vota e Serbisë, e cila nuk kishte votuar kundër, por kishte abstenuar, shkruan lajmi.net.

Federata e Volejbollit të Kosovës ishte ndër federatat e pakta nga bota e cila ende nuk ishte pranuar.