Zëvendëspresidenti i Federatës së Futbollit të Serbisë, Ivan Curkovic, në një intervistë për ‘Kurir’, ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në FIFA në Kongresin e Meksiko Siti, ishte i pashmangshëm.
Pas anëtarësimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA, Curkovic ka apeluar të këto dy organizata të mëdha që të evitojnë përballjet Kosovë-Serbi, si në nivel të skuadrave ashtu edhe të përfaqësueset.
“Besoj se FIFA dhe UEFA janë të vetëdijshëm për atë që kanë bërë me anëtarësimin e Kosovës”.
“Përtej kësaj nuk do të shkohet, pasi janë të vetëdijshëm që lejimi për zhvillimin e ndeshjeve të skuadrave serbe dhe kosovare dhe kombëtareve do të ishte e gabuar”, ka deklaruar Curkovic, duke kërkuar evitimin e përballjeve Kosovë-Serbi.