Ministri serb i Punëve të Brendshme, Aleksandar Vulin ka njoftuar se, do të vazhdojnë bashkëpunimin me kompaninë shtetërore ruse Rostec.
Vulin në takimin me zëvendësdrejtorin e kësaj korporate Dmitry Lelikov është shprehur se Serbia do të blejë pajisje për nevojat e ministrisë.
“Ministria e Brendshme dëshiron të përmirësojë kapacitetet e saj teknike në mënyrë që të mbrojë Serbinë nga kërcënimet e ndryshme, kjo është arsyeja pse prokurimi i mjeteve teknike të prodhuara nga Rostec është i rëndësishëm për ne”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Deklarata e Ministrisë së Brendshme nuk specifikon se për çfarë ndihme bëhet fjalë.
Minister of Internal Affairs of Serbia, Aleksander Vulin, announced new purchasing from Russian state corporation “Rostec”.
Vulin: Intenzivnija saradnja MUP-a Srbije i ruskog Rosteha https://t.co/n93ibqOAId
— Arben Hajrullahu (@ArbenHajrullahu) August 23, 2021
Që nga viti 2015, kompania Rostec, e cila është në pronësi të Kremlinit, gjendet në listën e sanksioneve të Departamentit amerikan të Thesarit për shkak të okupimit rus të gadishullit të Krimesë.
Rusia aneksoi Krimesë nga Ukraina, duke dërguar trupa dhe mbajtur një referendum, por i papranuar nga bashkësia ndërkombëtare.
Më shumë se 13 qytetarë janë vrarë dhe më shumë se një milion janë zhvendosur nga konflikti në Ukrainë.
Bashkimi Evropian gjithashtu kishte vendosur sanksione ndaj Rusisë, pasi është vlerësuar se janë shkelur ligjet ndërkombëtare. /Telegrafi/