Telegrafi

Serbia, 7606 të infektuar me virus dhe 51 të vdekur

Gjatë 24 orëve të fundit, 7,606 raste të coronavirusit janë regjistruar në Serbi.

Autoritetet shëndetësore serbe kanë raportuar se edhe 51 njerëz kanë ndërruar jetë, i cili është një rekord i ri i zi.

Ka 6,722 njerëz në spitale gjersa aktualisht 243 pacientë janë në aparate për frymëmarrje, raporton b92.

Një total prej 148,210 rastesh me coronavirus janë regjistruar në Serbi që nga fillimi i epidemisë.

Ndryshe, deri më tani janë testuar 1,703,985 njerëz ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 1,366 njerëz. /Telegrafi/