Telegrafi

Serbët sërish protestojnë për pranimin e Kosovës në UEFA (Video)

Para fillimit të takimit të rrethit të tretë të Ligës së Kampionëve, mes Crvena Zvezdës dhe Ludogoretsit, tifozët serbë kanë përgatitur një koreografi, e cila ka bërë bujë në mediat e rajonit.

Pjesa veriore e stadiumit ‘Rajko Mitic’ ishte stolisur me ngjyrat kuqezi , ndërsa ishin hapur edhe disa pankarta kundër futbollit kosovar në gjuhën angleze.

“Anëtar i Federatës së Futbollit të Evropës mund të jetë cilido vend, i cili është pranuar prej Kombeve të Bashkuara dhe është përgjegjës për organizimin e futbollit në atë territor”. Ky citim i statutit të UEFA-s ishte një mesazh i qartë në adresë të shtëpisë evropiane të futbollit, e cila i referohet pranimit të Kosovës në këtë institucion të futbollit, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu tifozët e njohur si “Delije” kënduan këngën “Pukni zoro”, e cila i referohet luftërave ballkanike, përkatësisht luftës së përgjakshme të vitit 1913, kur bullgarët kishin mposhtur ushtrinë serbe.

Edhe mediat bullgare kanë raportuar për ngjarjet në stadium, ku është raportuar për incidentet edhe sulmet e herë pas hershme me shishe të plastikës ndaj futbollistëve të skuadrës bullgare.

Lexo po ashtu E pabesueshme! Me simbolet kuqezi serbët kundër UEFA-s shkaku i Kosovës (Foto/Video)

Vlen të theksohet se skuadra serbe është eliminuar prej bullgarëve pas vazhdimeve 4-2, ku koha e rregullt kishte përfunduar me rezultat 2-2.

Kujtojmë se edhe në kaluarën tifozët serbë kanë protestuar kundër pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA, të cilat i kanë kushtuar Federatës Serbe të Futbollit me dënime me të holla. /Telegrafi/