Site icon Telegrafi

“Sensacioni i kohës së coronavirusit” – Justinussen shënon het-trik mbresëlënës nga tri gjuajtje të lira për vetëm nëntë minuta

Adrian Justinussen mahniti tifozët në Ishujt Faroe me një het-trik të shkëlqyeshëm në vetëm nëntë minuta, me të tre golat që erdhën nga goditjet e lira.

21-vjeçari befasoi të gjithë me cilësitë e tij dhe golat e shënuara të dielën gjatë një fitore 5-0 të HB Torshavn ndaj AB Argir.

Katër gola të kësaj ndeshje erdhën nga Justinussen, i cili tri gola shënoi nga gjuajtjet e lira, ndërsa një gol tjetër të bukur nga loja e hapur.

Goli i parë i Justinussen erdhi në minutën e tetë të ndeshjes, duke shënuar nga rreth 25 metra nga këndi i majtë i fushës.

Justinussen arriti ta befasojë portierin përsëri në minutën e 11-të me një supergol tjetër nga goditja e dënimit, por kësaj radhe nga këndi i djathtë i fushës.

Het-triku mahnitës i 21-vjeçarit u kompletua në minutën e 17-të me anë të një goditje qendrore nga rreth 30-metra.

Përveç kësaj, Justinussen shënoi edhe golin e rezultatit përfundimtar 5-0 në minutën e 21-të, ndërsa në minutën e katërt asistoi tek goli i Ossur Dalbud për 1-0. /Telegrafi/

Exit mobile version