Kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani ka qenë hero i skuadrës së tij Pisa.
Ekipi italian që bën gara në Serie B, ishte duke pësuar 1-0 nga Novara deri në minutat e fundit.
Por pas një korneri në fund të ndeshjes, Ujkani lëshon portën dhe del në sulm.
Ai goditi me kokë dhe topi duke u futur në rrjetë u prek nga bashkëlojtari i tij të cilit fillimisht iu shkrua lojtarit Massuci.
Por më vonë mediat italiane këtë gol ia kanë llogaritur kapitenit të Kosovës që ishte edhe hero i Pisas.
Pas kësaj pike të vlefshme, Pisa ngritët në pozitën e 17 me 25 pikë të tubuara. /Telegrafi/