Telegrafi

Senol Gunes para ndeshjes kryesore me Zvicrën: Unë jam krenar për lojtarët e mi, do t’i sjellin shumë gjëra të mira futbollit turk

Përzgjedhësi i Turqisë, Senol Gunes, ka thënë para ndeshjes kryesore me Zvicrën, se ai ka një grup të mrekullueshëm lojtarësh që do ta përfaqësojnë vendin për dhjetë vitet e ardhshme.

Kjo ndeshje mund t’i japë kualifikimin skuadrës së tij, apo Zvicrës, pasi Italia e ka siguruar, ndërsa Uellsi me një këmbë duhet në fazën tjetër.

“Ky grup lojtarësh do të përfaqësojë vendin tonë për pesë, ndoshta dhjetë vitet e ardhshme. U thashë lojtarëve të mi: Ne kemi ardhur deri këtu së bashku. Ndonjëherë duhet të dështosh për të qenë në gjendje që të fitosh. Lojtarët tanë do ta mësojnë këtë”, deklaroi fillimisht ai.

Gunes ka thënë se humbja nga Italia ishte e kuptueshme, por ajo nga Uellsi ishte e rëndë për ekipin e tij.

“Dy ndeshjet e para ishin zhgënjyese për ne. Ndaj Italisë ishte e kuptueshme, por paraqitja jonë ndaj Uellsit me të vërtetë na zhgënjeu”.

“Zvicra është kundërshtare e fortë, ka trajner të mirë dhe lojtarë cilësorë”.

“Ne nuk ishim favoritë para turneut. Ndonjëherë detajet e vogla përcaktojnë rezultatet. Lojtarët e mi do të mësojnë nga gabimet e tyre. Unë jam krenar për lojtarët e mi. Ata do të sjellin shumë gjëra të mira në futbollin turk”, ka thënë Gunes. /Telegrafi/