Bad News Eagles u mposht nga ekipi Imperial në ndeshjen vendimtare, për t’u eliminuar nga turneu më i madh i CS:GO, por edhe pse pësuan humbje, ekipi shqiptar arriti të tregojë lojë fantastike.
Aksionet e bukur nuk munguan nga lojtarët e ekipit Bad News Eagles, në ndeshjen kundër lojtarëve legjendarë nga Brazili.
Në mapin e parë ‘inferno’, SENER1 arriti që i vetëm të eliminojë pesë lojtarë të ekipit Imperial për t’ia siguruar ekipit të tij raundin e tretë.
Veprimin e njëjtë si SENER1 e përsëriti edhe bashkëlojtari i tij rigoN, por në mapin e dytë, për të ngushtuar epërsinë e ekipit kundërshtar.
Gjithashtu kapiteni i ekipit, sinnopsyy, arriti që të eliminoj tre lojtarë në raundin e tetë të mapit të parë.
Përsëri rigoN me një aksion në ‘inferno’ për ta siguruar raundin e nëntë për ekipin e tij. /Telegrafi/