Senegali ishte konsideruar jo favorit në përballje me Poloninë, por arriti të shënojë fitore me rezultat 2-1.
Ndeshja në minutat e para ishte e baraspeshuar, duke bërë që të dy skuadrat të analizojnë njëra-tjetrën.
Rrezikun e parë drejt portës e bëri Senegali me M’Baye Niang ku gjuajtja e tij shkoi ngjirur me shtyllën.
Zhvillohej minuta e 37-të kur erdhi goli i parë në këtë takim. Thiago Rangel Cionek shënoi në portën e tij për 1-0.
Polonia u mundua të reagojë në këtë pjesëlojë, por nuk arriti të rrezikojë konkretisht.
Me të filluar pjesa e dytë, Robert Lewandowski rrezikoi nga gjuajtja e lirë, por portieri Khadim N’Diaye e dërgon topin në rivënie nga këndi.
Senegali iu kundërpërgjigj me gol në minutën e 60-të. M’Baye Niang në një kundërsulm të shpejtë, kalon edhe Wojciech Szczesny që e kishte liruar portën dhe shënoi në portën e zbrazët.
Polonia tentoi të rikthehet në lojë me Arkadiusz Milik dhe Robert Lewandowskin, por pa sukses.
U desh të vije minuta e 85-të që polakët ta gjejnë golin.
Grzegorz Krychowiak shënon me kokë pas një harkimi të bukur në zonë.
Deri në fund nuk kishte më gola dhe senegalezët iu gëzuan tri pikëve. /Telegrafi/
https://twitter.com/NelCRC7/status/1009116861206802433
https://twitter.com/armin_vehs/status/1009116921869029376