Site icon Telegrafi

Senegali mposht Tunizinë dhe kalon në finale të Kupës së Kombeve të Afrikës

Senegali ka kaluar në finale të Kupës së Kombeve të Afrikës, pasi në gjysmëfinale e mposhti Tunizinë (1-0).

Senegalezët i kanë mposhtur në gjysmëfinale tunizianët, për ta siguruar kështu kalimin në finalen e garës më të madhe për kombëtare në Afrikë.

Të dyja kombëtaret nuk arritën që të shënonin gol për më shumë se 90 minuta, duke bërë që ndeshja të shkonte në vazhdime.

https://www.youtube.com/watch?v=v8_rZ-KxvpM

Por, Tunizia kishte shansin që të shënonte e para, pasi në minutën e 73-të u akordua penallti për ta, mirëpo nga pika e bardhë dështoi Ferjani Sassi.

E njëjta gjë i ndodhi edhe Senegalit, pasi nga penalltia dështoi edhe Henri Saviet (81’), për të dërguar kështu përballjen në vazhdime.

Senegali u përkushtua më shumë në minutat e lojës shtesë, e që në minutën e 100-të kaluan në epërsi falë autogolit të shënuar nga mbrojtësi Dylan Bronn.

Senegalezët kaluan kështu në finale të Kupës së Kombeve të Afrikës, ndërsa do të mësojnë pas pak kundërshtarin e tyre, pasi po zhvillohet përballja Algjeri – Nigeri. /Telegrafi/

Exit mobile version