Site icon Telegrafi

Senegali i falet Sadio Manes, kalon në çerekfinale

Senegali  ka arritur të fitojë ndaj Kepit të Gjelbër me rezultat 2-0 për të kaluar në çerekfinale të Kupës së Kombeve të Afrikës.

Rasti e parë në ndeshje që në start e kishte Sadio Mane, por që nuk ishe i saktë.

Kepi i Gjelbër mbeti me dhjetë lojtarë, kur Patrick Andrade u ndëshkua direkt me karton të kuq.

Në minutën e 57-të, Lahlou Benbraham, po ashtu i ndëshkua me karton të kuq duke i lënë me nëntë veta ishullorët.

Goli i parë në ndeshje u shënua në minutën e 63-të, kur Sadio Mane shënoi për 1-0.

https://twitter.com/hostlive1/status/1486032115326148620

Senegali kishte dhe raste të tjera, por që goli i qetësisë erdhi në minutën e dytë të kohës shtesë, kur Bemba Dieng shënoi për 2-0.

https://twitter.com/hostlive1/status/1486034951111860233

Senegali në çerekfinale do të takohet me fituesin e takimit Mali – Guinea Ekuadroriale. /Telegrafi/

Exit mobile version