Site icon Telegrafi

Sëmundja godet kampin francez, Rabiot dhe Upamecano në dyshim për sfidën ndaj Marokut

(Foto: Reuters)

Sëmundja e ka përfshirë kampin e Francës në prag të ndeshjes gjysmëfinale. Kampioni në fuqi përballet me Marokun në stadiumin Al Bayt të mërkurën në mbrëmje.

Mirëpo, përgatitjet e tyre janë goditur me një infeksion që besohet të jetë viral dhe është përhapur brenda skuadrës.

Dayot Upamecano dhe Adrien Rabiot u detyruan që të qëndronin jashtë stërvitjeve sot (e martë), që shënonte sesionin e fundit para përballjes ndaj Marokut.

(Foto: AP)

Ata thuhet se janë në dyshim serioz dhe mund të mos jenë në dispozicion të Didier Deschamps për sfidën që e vendos finalistin.

Upamecano, i cili gjithashtu humbi stërvitjen të hënën, ka dhimbje të fytit, ndërsa Rabiot është i sëmurë.

Në rast të mungesës së tyre, Ibrahima Konate dhe Youssef Fofana janë të gatshëm të ndërhyjnë për ta plotësuar zbrazëtirën. Alternativa tjera janë edhe: William Saliba, Matteo Guendouzi, Eduardo Camavinga e Jordan Veretout.

Rabiot ka luajtur në të gjitha pesë ndeshjet e Francës, ndërsa Upamecano kishte pushuar pas kualifikimit në ndeshjen kundër Tunizisë. /Telegrafi/

Exit mobile version