Site icon Telegrafi

Sëmundja e qëndrimit ulur

Ndoshta jeni joaktiv në pjesën më të madhe të ditës, se sa që jeni në lëvizje? A uleni në automjetin tuaj, dhe e drejtoni atë me orë të tëra në një drejtim të caktuar me dëshirën tuaj? A vareni nga blerjet online dhe përdorimi i e-mailit, gjëra këto për të cilat është dashur të vraponi me kilometra para 10 apo 20 vitesh? Nëse është kështu atëherë keni sëmundjen e të qëndruarit ulur. Ky është termi i ri në shëndetësinë moderne, që rrezikon shëndetin tuaj.

Një studim mbi rritjen e trupit thotë se qëndrimi joaktiv për periudha të gjata kohore, rrit rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës, diabetit, kancerit dhe obezitetit. Sipas studiuesve australianë, çdo orë e shpenzuar para TV-së, rrit për 18 % rrezikun e vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare, ndoshta për arsye se kohën e kaluar jeni duke qëndruar ulur.

Sipas ekspertëve, qeniet njerëzore janë qenie që ecin dhe qenie që eksplorojnë botën në këmbë. Gjëja më e çuditshme sipas tyre është se shumica e njerëzve e kalojnë kohën të ngjitur për karrige. Është një lloj i ngurtësimit fizik.

Për të mposhtur sëmundjet e të qëndruarit ulur, kemi disa mënyra, por natyrisht, esenca qëndron në rritjen e aktivitetit fizik, qoftë minor apo në suaza më të mëdha. /Telegrafi/

Exit mobile version