Kryetari i komunës se Deçanit, Rasim Selmanaj, njëherësh edhe kandidat për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka vazhduar edhe sot fushatën për zgjedhjet nacionale të 11 qershorit.
Në orët e mbrëmjes, Selmanaj ka vizituar banoret e fshatit Raushiq të Pejës. Bashkë më të ishin edhe Daut Haradinaj e Lahi Brahmiaj.
Në këtë takim, Selmanaj thotë se i është dhënë përkrahje e fuqishme për Ramush Haradinajn.
“Sonte në Raushiq të Pejës! Përkrahje e fuqishme për kryeministrin Ramush Haradinaj!
Vazhdojmë! r.selmanaj 92”, ka shkruar Selmanaj në ‘Facebook’.