Site icon Telegrafi

Selim Pacolli: Rritja e perspektivës për të rinjtë, prioritet i imi

Në kuadër të vizitave që kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e AKR-së, Selim Pacolli, po bënë nëpër lagjet e Kryeqytetit, sot ka vizituar disa nga familjet e lagjes “Kodra e Trimave”, ku u prit nga disa nga familjet më të mëdha në këtë pjese të qytetit.

Gjatë diskutimit, përfaqësuesit e këtyre familjeve, shprehen kërkesat e tyre në drejtim të Kandidatit, Selim Pacolli.

Shqetësimi kryesor i Familjes Hertica, një familje që ka kontribuar shumë për arsimin në Prishtinë, është fokusuar në mungesën e Shkollës së Mesme.

Ndërkaq familjet e tjera, Berisha dhe Isufi shprehën nevojën e madhe që ato kanë për punësim të të rinjve të cilët dita ditës po shfrytëzojnë çdo mundësi për të ikur nga ky vend. Problem tjetër gjithashtu tejet i theksuar mbeten kontestet pronësore.

Kandidati i AKR-së, Sellim Pacolli ka garantuar këto familje se kërkesat e tyre do të trajtohen me prioritet gjatë mandatit të tij.

Ai ka shpalosur një pjesë të programit për Prishtinën, në të cilin parashihen investime në sektorin e arsimit, ndërtimi i shkollës së mesme, investime në infrastrukturë, e veçanërisht në krijimin e mundësive për të rinjtë dhe punësimin e tyre.

Këto vizita po zhvillohen në kuadër të kampanjës shtëpi me shtëpi, që po zhvillon Pacolli, pasi ka pranuar përmes fushatës me Viber, me mijëra mesazhe me shqetësime e kërkesa të qytetarëve të Prishtinës.

Exit mobile version