Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli, sonte ka zgjedhur një mënyrë më ndryshe të fushatës së tij zgjedhore, ai ka provuar t’u shërbejë qytetarëve në cilësinë e barmenit në një nga kafiteritë e qytetit.
Pacolli pasi provoi zanatin e barmenit, tha se ka mësuar që për një koktej është më rëndësi se kur, në cilën kohë, çfarë sasie përdor dhe në cilin moment.
“Sonte ishim në kafiterinë Chebar, këtu në Prishtinë, për të provuar eksperiencën e një barmeni se si është puna e tyre e përditshme. Mund të them se ishte një eksperiencë e mirë, por mbi të gjitha unë provova edhe një koktel, që të bëj një kombinim. Është e rëndësishme se kur, në cilën kohë, çfarë sasie përdor dhe në cilin moment. Ajo është çfarë një barmen mund t’i ofrojë më të mirën një mysafiri”, tha Pacolli, duke mos dashur të flasë për politikë. /kp/Telegrafi/