Telegrafi

Selfiet ju bëjnë të dukeni si një dështak i vetmuar

Herën tjetër që jeni duke dëshiruar ta postoni një selfie në Instagram, konsiderojeni këtë: ai postim mund t’i bëjë njerëzit të mendojnë se jeni dështak.

Për studimin e ri, i cili është publikuar në revistën “Journal of Research in Personality”, hulumtuesit i kanë anketuar 119 studentë.

Studentët i kanë vlerësuar njerëzit që postojnë shumë selfie si njerëz më pak aventuresk, më pak të suksesshëm dhe më të vetmuar.

Hulumtuesit gjithashtu kanë treguar se nuk ka pasur rëndësi fakti se çfarë kanë qenë duke bërë personat në selfie. /Telegrafi/