Site icon Telegrafi

Selaniku në zjarr – studentët sulmojnë me koktej molotovi policinë greke

Protesta e studentëve në Selanik përfundoi me një përleshje midis protestuesve dhe policisë.

Të paktën dy persona, një oficer policie dhe një protestues, raportojnë mediat greke.

Përleshjet midis studentëve dhe policisë vazhduan në disa vende të tjera në qytet, ku protestuesit bllokuan trafikun me kontejnerë dhe hodhën gurë dhe kokteje Molotov drejt policisë nga barrikadat.

Të paktën dy njerëz u dërguan në spital pasi u dogjën me rastin e sulmit me koktej molotovi.

Ndryshe, studentët kërkojnë që të tërhiqet ligji për arsimin e lartë. /Telegrafi/

https://twitter.com/velocity2121/status/1382680658364010496

https://twitter.com/RobTheRich001/status/1382706042023378962

Exit mobile version