Telegrafi

Sela: Në zonën zgjedhore numër 6-të jemi fitues ne

Kryetari i Aleancës për shqiptarët, Ziadin Sela ka thënë se koalicioni i tyre me Alternativën ka fituar në zonën zgjedhore numër 6-të, që i bie në zonën zgjedhore me shumicë dërmuese me votues shqiptar, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sela mes tjerash tha se në këtë zonë koalicioni ASH-AAA ka marrë fitore nëpër gjithë komunat, ndërsa ka humbur në komunën e Zhelinës.

“Në komunën e Tetovës presim rezultatet përfundimtare ndërsa në komunat tjera rurale kemi fituar, përveç Komunës së Zhelinës” tha Sela.

Përndryshe, për fitore në këtë zonë foli edhe zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani. /Telegrafi/