Autoritetet kolumbiane kanë njoftuar se kanë sekuestruar 10 tonelata me kokainë nga dy laboratorë të fshehtë në jugperëndim të vendit, që sipas ushtrisë i përkisnin guerilëve ELN.
Kjo është sasia më e madhe e sekuestruar e kokainës gjatë këtij viti, bëri të ditur gjatë një konference për media ministri i Mbrojtjes, Diego Molano, transmeton Telegrafi.
Droga gjendej në dy laboratorë të Ushtrisë Nacionale Çlirimtare (ELN) në fshatin Narino që gjendet përgjatë vijës kufitare me Ekuadorin.
En la vereda Primavera del municipio de #Ubalá, ubicamos y destruimos un laboratorio dedicado a la producción de cocaína. #EsUnHonorSerPolicía. pic.twitter.com/Pawh63wUVp
— Departamento de Policía Cundinamarca (@PoliciaCmarca) November 23, 2021
Lënda narkotike u sekuestrua gjatë një operacioni të përbashkët mes policisë dhe ushtrisë kolumbiane.
🚨 #ÚLTIMAHORA Las Fuerzas Armadas de Colombia incautaron 10 toneladas de cocaína pertenecientes al ELN y avaluadas en 300 millones de dólares. Es la incautación más grande de drogas en lo corrido de 2021.https://t.co/nw2u0hcLtI
— WEB INFOMIL.COM (@Webinfomil) November 23, 2021
“Dhjetë tonelata nënkupton mbi 300 milionë dollarë që ka mundur t’i fitojë ELN, grup ky që kontrollonte dy laboratorë”, shtoi Molano.
E pas më shumë se gjysmë shekulli luftë kundër shitjes së drogës dhe përkrahjes së madhe në këtë kauzë nga Shtetet e Bashkuara, Kolumbia është akoma prodhuesi më i madh në botë i kokainës. /Telegrafi/