Site icon Telegrafi

Seksi u bën një gjë të pabesueshme sisëve tuaja – dhe kur ta shihni se për çfarë është fjala, menjëherë do të shkonit në krevat!

Mbase nuk e keni ditur, mirëpo edhe sisët kalojnë nëpër ndryshime gjatë seksit

Edhe pse shumica e di që thimthat forcohen kur është femra e eksituar, ekzistojnë edhe disa gjëra krejtësisht të mrekullueshme, të cilat ndodhin derisa argëtoheni në dhomën e gjumit, transmeton Telegrafi.

1. Bëhen më të ndjeshme

Njëherë kur eksitimi merr hov, sisët bëhen më të ndjeshme në prekje sepse janë një ndër zonat më të mëdha erogjene të trupit.

2. Bëhen më të mëdha

Trupi kalon nëpër faza të posaçme gjatë seksit: eksitimi, kënaqësia, orgazma dhe zgjidhja. Gjatë fazës së kënaqësisë trupi zgjerohet dhe gufon në pritje të orgazmës. Pos që vagjina zgjerohet për dy të tretat gjatë kësaj faze, edhe sisët bëhen më të mëdha madje për 25 për qind.

3. Areola ënjtet

Kjo gjë ndodh sepse në sisë qarkullon më shumë gjak dhe format e saj ndryshojnë. Pikërisht, areola ndonjëherë mund të ënjtet aq sa që duket sikur thimthat më nuk janë në ereksion.

4. Lirojnë “djersë aromatike”

Mbase nuk do të jeni në gjendje që ta ndieni në nivel të vetëdijshëm,megjithatë do të arrini që ta detektoni në nënvetëdije dhe do të bëheni edhe më të eksitueshme dhe joshja seksuale do të jetë më e fuqishme.

5. Mund t’ju ndihmojnë të përjetoni orgazëm

Nëse keni probleme me arritje të orgazmës, stimulimi i thimthave dhe i klitorisit mund t’ju ndihmojë që të arrini kulmin.

6. Ndryshojnë ngjyrë

Kombinimi i estrogjenit i cili shpejton nëpër trup dhe stimulon enët e gjakut shkakton pikla ngjyrë të trëndafiltë të cilat shfaqen nën sisë, por edhe në pjesët anësore të tyre. Natyrisht, pas seksit gjërat do të kthehen në normale. /Telegrafi/

 

Exit mobile version