Një studim i bërë në Australi ka forcuar bindjen se seksi nuk mbaron në një moshë të caktuar. Sipas një anketimi të bërë në Australi nga viti 1996 deri në 2010 rezultoi se 1 në tre meshkuj të moshës 75-95 vjeç janë aktivë seksualisht.
Studimi përfshiu 2.783 të moshuar, të cilët kishin bërë seks të paktën një herë vitin e fundit.
Statistikat tregojnë se 57% e meshkujve që kishin një jetë aktive seksuale ishin të kënaqur me potencialin e tyre, ndërsa 43% do të kishin dëshirë të bënin më shpesh seks.
E rëndësishme është se, më shumë se 50% e të anketuarve e cilësojnë seksin si një element tepër të rëndësishëm të jetës së tyre. Madje ata kanë dëshirë të bëjnë të njëjtat gjëra që praktikojnë edhe personat e moshës më të re. /Telegrafi/