Telegrafi

Seksi në moshë të re shton rrezikun për kancer

Të dhënat e botuara në British Journal of Cancer, sugjerojnë se rreziku është më i madh nëse marrëdhëniet seksuale fillojnë në moshë më të re pasi që HPV- virusi përgjegjës për këtë sëmundje ka në dispozicion kohë më të madhe për të shkaktuar dëme në rast se ndodh infeksioni.

Rezultatet e studimit të realizuar te më shumë se 20.000 femra, pohojnë se madje rreziku për zhvillimin e kancerit të qafës së mitrës është më i madh te femrat që kanë pasur marrëdhënien e parë seksuale në moshën 20-vjeçare në krahasim me ato që kanë përjetuar seksin më vonë. /tch/telegrafi/