Personat të cilët bëjnë dashuri porsa të zgjohen nga gjumi janë më të shëndetshëm dhe më të lumtur, ndërsa disponimin e mirë e kanë të garantuar gjatë gjithë ditës.
Përveç kësaj, seksi i mëngjesit forcon sistemin imunitar, përmirëson kualitetin flokëve, lëkurës dhe thonjve.
“Seksi në orët e mëngjesit liron të ashtuquajturin ‘hormon i dashurisë’- oksitocin, për çka çiftet ndjejnë dashuri dhe afërsi gjatë gjithë ditës”, thotë doktoresha Debby Herbenick, autore e librit "Because It Feels Good", ku flet në lidhje me dobitë nga seksi në mëngjes. /Telegrafi/