Site icon Telegrafi

Seksi – ilaç për të gjitha

Një studim i kohës së fundit ka treguar se meshkujt të cilët kanë seks më shumë se dy herë në javë kanë rrezik më të vogël nga sulmi në zemër, thekson një revistë për shëndetin seksual dhe reproduktiv.

Shumë hulumtime po ashtu kanë treguar se me seks të rregullt, forconi imunitetin, por edhe e largoni stresin. Po ashtu, nëse keni dhimbje koke kjo nuk është arsye për të refuzuar partnerin në shtrat. Është dëshmuar që seksi largon dhimbjet dhe përmirëson gjendjen shpirtërore.

Seksi është kyç për jetëgjatësi. Kështu, gjatë orgazmës trupi prodhon hormonin dehidroepiandrosteron (DHEA), i cili forcon imunitetin dhe mban të shëndetshme pamjen e lëkurës.

Nëse keni qarkullim të keq, atëherë mos merrni tableta, por rregullisht bëni seks, sepse pas lojës nën çarçafë me siguri do të ndiheni më mirë.

Po ashtu, seksi është mënyra më e lirë për t’u dobësuar. Vetëm për gjysmë ore shpenzoni 80 kalori, transmeton Koha.net. Ndërsa pas natës së mirë të kaluar me partnerin në mëngjes do të zgjoheni shumë më të disponuar dhe të freskët.

Të përmendim edhe se gjatë seksit trupi i mashkullit liron hormonin testosteron, i cili mbron nga sëmundjet e zemrës, derisa trupi i femrës liron estrogjenin i cili po ashtu mbron nga problemet e zemrës. /Telegrafi/
 

Exit mobile version