Nëse ju shkon mendja se për të qenë i mirë mbase nuk jeni të lindur si joshës i mirë, patjetër do t’ju pengojë që të kënaqeni me seks fantastik. E gjitha që duhet të bëni për veten dhe për lojërat tuaja seksuale është kjo:
Shfletoni librat
Për të kuptuar tërë atë që ndodh nën çarçafë është e nevojshme të keni ca më shumë njohuri. Edhe në internet mund të gjeni shumëçka që për një kohë të shkurtër mund të mësoni për atë që ju intereson dhe për atë çka duhet të dini.
Njiheni veten
Me prekje apo edhe me përkëdhelja do të zbuloni se çka ju përshtatet e çka jo. Ata që e njohin veten dhe trupin e tyre kënaqen në seks gjithmonë për një nuancë më tepër se të tjerët. Vetëbesimi dhe relaksimi janë formula e vërtetë për kënaqësinë.
Bisedoni me partnerin
Nëse vërtet dëshironi jetë cilësore seksuale, duhet bëheni të hapur ndaj partnerit dhe të bisedoni me të për dëshirat e përbashkëta, transmeton Telegrafi. Mos u turpëroni dhe mos u ndieni keq, por me partnerin bisedoni.
Qartësojini gjërat në kokën tuaj
Ndani pak kohë dhe mendoni se çfarë rëndësie kanë për ju lojërat nën çarçafë. Mos ngurroni të ndryshoni qëndrimin dhe të kënaqeni me atë që ju sjellë kënaqësi. Nga ai moment seksi do të bëhet thjesht i magjishëm. /Telegrafi/