Në këtë hulumtim janë shfrytëzuar të dhënat të cilat me dekada i kanë grumbulluar psikologët, doktorët, sociologët dhe këshilltarët për bashkëshortë dhe familje.
68 për qind e të anketuarve kanë pasur për detyrë të pozicionojnë zgjatjen e marrëdhënies seksuale nga momenti i penetrimit e deri tek ejakulimi, duke i përshkruar nëpër kategoritë – i kënaqshëm, mbimesatar, tepër i shkurtër dhe tepër i gjatë.
Përgjigjet e mbledhura kanë qenë befasuese. Marrëdhënien e cila zgjat prej tre deri në shtatë minuta e kanë vlerësuar si të kënaqshme, mbimesatare është ajo që zgjat prej shtatë deri në 13 minuta, derisa tepër të shkurtër e kanë vlerësuara marrëdhënien e cila zgjat një minutë apo dy.
“Mediat kanë krijuar një mit për seksin gjatë gjithë natës, penisët e mëdhenj dhe ereksionin shumëorësh, prandaj shumë meshkuj e femra e kanë një pikëpamje të fshehur”, ka thënë profesori i psikologjisë, Eric Corty, duke shtuar se hulumtimi i mëhershëm ka treguar se njerëzit kanë pasur dëshirë për seks i cili zgjat më së paku gjysmë ore.
“Duket se këto pritje jorealiste kanë sjellë deri tek pakënaqësia dhe dëshpërimi”, thotë Corty dhe shton se këto rezultate të reja do të kontribuojnë në largimin e stereotipeve se vetëm seksi me afat të gjatë kohor është kualitativ.