Site icon Telegrafi

Seksi aktiviteti më i mirë fizik

Endorfinat, substanca të cilat lirohen në organizëm gjatë aktit, i stimulojnë qelizat e sistemit imun të cilat i zbulojnë sëmundjet e ndryshme, siç është kanceri, dhe i luftojnë ato, derisa në të njëjtën kohë endorfinat e zvogëlojnë edhe dhimbjen.

Sipas rekomandimeve të analistëve anglez, seksi ka efekt më të mirë se ushtrimet klasike.

Leni aktivitetet tjera fizike. Gjatë seksit shfrytëzohen të gjitha grupet e muskujve dhe njëkohësisht stimulohet puna më e shpeshtë e zemrës dhe mushkërive, me ç’rast humben rreth 300 kalori në orë.

Në gjak, gjatë marrëdhënieve seksuale lirohen lëndë kimike të cilat e lehtësojnë dhimbjen. Përveç kësaj, prodhimi i sasisë më të madhe të hormoneve të estrogjenit dhe testosteronit e ruan shëndetin e muskujve dhe eshtrave dhe jep ndjesinë psikike të shëndetit të mirë.

Ekzistojnë edhe ekspertë të cilët thonë se, edhe pse dihet pa asnjë dyshim se seksi ndikon pozitivisht në shëndet, megjithatë nuk duhet lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me zvogëlimin e rrezikut për sëmundje të zemrës apo me zgjatjen e jetesës.

Exit mobile version