Ish-gjenerali i ushtrisë serbe në Bosnje, Ratko Mlladiq, që u dënua sot me burgim të përjetshëm për kryerjen e gjenocidit dhe krime kundër njerëzimit, gjithmonë kishte bartur një unazë me një guri të çmuar me ngjyrë të zezë.
Thuhet se unazën misterioze e kishte bartur edhe gjatë luftës ky komandant i ushtrisë në Republika Srpska, ndryshe i njohur si Kasapi i Bosnjës, transmeton Telegrafi.
Megjithatë kjo unazë ka qenë një prej arsyeve kryesore të arrestimit të tij. Në fakt siç është raportuar më herët, një informator i policisë e kishte identifikuar pikërisht duke u bazuar në këtë detaj.
Ndryshe pasi u arrestua dhe një kohë e kaloi prapa grilave në Tribunalin Hagës, Mlladiq ia kishte dorëzuar unazën të birit të tij Darkos – të cilit më vonë gazetarët ia kishin vërejtur në gisht. /Telegrafi/