Telegrafi

Sekreti për të qenë më produktiv në punë

Ka shumë mënyra të cilat i nxisin njerëzit të kryejnë më shumë detyra në punë. Për disa kafja është çelësi i produktivitetit, disa tjerë mbajnë shënime të detyrave që i kanë kryer, e për disa tjerë është thjesht rreth menaxhimit të kohës.

Por disa hulumtime të reja nga Universiteti Rutgers kanë zbuluar se ekziston edhe një aspekt i rëndësishëm social i cili ndikon në produktivitet, transmeton Telegrafi.

Lidhjet e ‘shumëfishta’ janë ato të cilat kanë një përbërje me kontekste të ndryshme, si p.sh. të qenit miq me dikë në punë, por edhe jashtë orarit të punës.

Duke anketuar 168 punëtorë dhe duke monitoruar performancën e tyre, hulumtuesit kanë qenë të aftë të zbulojnë se punëtorët me lidhje të shumëfishta në kompani kanë performancë më të mirë sesa tjerët.

Arsyet e mundshme prapa këtij fenomeni mund të jenë se punëtorët janë më të gatshëm të kërkojnë për këshilla nga kolegët të cilët i kanë edhe miq, duke mos u ndjerë të poshtëruar. /Telegrafi/