Qëndrimi i gjatë ulur në pozitë jo të drejtë, gjumi në jastëk të papërshtatshëm dhe stresi janë problemet më të shpeshta për shkak të të cilave kemi dhembje në pjesën e qafës
Kjo dhembje mund të eliminohet me ndihmën e këtyre këshillave.
Shtangimi i muskujve të qafës për shkak të qëndrimit të gjatë ulur në të njëjtën pozitë, para kompjuterit apo televizorit, gjumi në jastëk dhe në krevat të papërshtatshëm dhe për shkak të stresit…
Tendosje, vaj i lule basanit dhe lakër
Muskujt e qafës është e nevojshme të tendosen çdo ditë në mënyrë që të pengohen dhembjet në atë pjesë, të cilët kryesisht janë pasojë e qëndrimit jo të drejtë, transmeton Telegrafi.
* Me vaj të vakët të lule basanit fërkoni butësisht pjesën e qafës. Mbi qafë vendosni leckë liri. Më së miri është të flini me të.
* Ilaç i mirë është edhe lakra. Fletën e freskët të lakrës shtrijeni me okllai dhe mbi të qitni një lugë rrikë. Me kompresën e tillë mbështilleni pjesën e qafës ku keni dhembje dhe mbajeni tërë natën.
Kjo është e mirë për dhembjet e nyjave dhe për pjesën e poshtme të kurrizit
* Njëra ndër gjërat më të mira e cila mund të ndihmojë është edhe glina. Lyerjen e pjesëve të trupit ku keni dhembje me glinë është njëra ndër recetat më të vjetra në botë për sëmundjen e eshtrave.
* Nëse keni dhembje vetëm në nyja dhe gishta, është mirë t’i futni në ujë të njelmët të vakët 30 minuta, pastaj t’i lyeni duart me uthull molle.
* Kush ka probleme me sëmundjen e shputave, do të duhej çdo mbrëmje t’i lyejë shputat me vaj liri.
Këshillë: Për çdo shqetësim shëndetësor që keni, sigurohuni që të konsultoheni me mjekun tuaj. /Telegrafi/