Telegrafi

Sekreti i jetëgjatësisë i Mbretëreshës Elizabeth: Për shkak të këtij sekreti është vitale në moshën 93-vjeçare!

Mbretëresha e Anglisë, me gjithë moshën e saj, nuk heq dorë nga kryerja e detyrave mbretërore

Nëse keni pyetur ku qëndron sekreti i vitalitetit dhe i jetëgjatësisë së saj, ne e kemi përgjigjen, transmeton Telegrafi.

Gjenetika

E ëma e Mbretëreshës Elizabeth ka jetuar 101 vjet. Edhe pse atë deri në rrumbullakimin e shifrës e ndajnë edhe 7 vjet, shumica janë të bindur që e pret i njëjti fat si edhe ai i së ëmës së saj.

Stili i jetës

Ajo shmang të gjitha shprehitë e dëmshme siç janë pirja e duhanit dhe e alkoolit. Kurrë nuk ka pushuar së punuari. Mbretëresha ka shumë obligime dhe nuk ka ndërmend të pushojë. Vizitat shtetërore, aksionet humanitare, ceremonitë e ndryshme, të gjitha këto ajo i arrin.

Shkencëtarët theksojnë që stili i këtillë i jetës e mban trurin vital dhe të ri.

Ushqimi i shëndetshëm

Me të gjithë ata kuzhinierë të famshëm të cilët ende janë në shërbim të saj, Mbretëresha nuk e ka edhe aq të vështirë që të ushqehet shëndetshëm. Ajo më së shumti kënaqet me ushqimet e thjeshta.

Për kafjall ha fjolla misri me pemë të thata dhe arra. Dreka dhe darka kryesisht janë të lehta, më së shpeshti mish pule apo peshk me perime.

Kuzhinieri i saj personal në një intervistë ka zbuluar që Mbretëresha në rastet private ha ushqim shumë shëndetshëm. Gjithashtu, shmang brumërat dhe patatet vonë në mbrëmje.

Shëtit shumë

Në moshën 93-vjeçare Mbretëresha është shumë aktive dhe në kondicion të mirë. Çdo ditë del në shëtitje të gjata në mënyrë që të jetë fizikisht aktive.

Pirja e çajit

Natyrisht, si edhe të gjithë britanikët, edhe Mbretëresha Elizabeth e do çajin. Çdo mëngjes e fillon me një filxhan çaj të gjelbër. Dihet që çaji i gjelbër është plot antioksidantë, i cili ndihmon në përtëritjen e organizmit. /Telegrafi/