Site icon Telegrafi

Sekreti i belit të hollë – të dini të ndaleni!

Përfundimet e laboratorit për ushqim në Universitetin Cornell dëshmojnë se kontrolli i brendshëm, gjithashtu dhe sinjalizimi kur bëhet mjaft, janë faktorë të rëndësishëm në mbajtjen e belit të hollë apo edhe trashjes.

Në fakt, kaloritë e tepërta në një shujtë të caktuar nuk do të mund të harxhohen, prandaj më e rëndësishmja është të ndjehet masa. Shumë njerëz që vuajnë nga trashësia hanë tepër – dhe atëherë kur ua merr mendja se janë të uritur ata në fakt janë të stërmbushur, respektivisht vonë e kanë konstatuar këtë gjë.

Një shembull për këtë janë amerikanët dhe francezët. Amerikanëve, që njihen si komb i trashë, u mungon ky kontroll i brendshëm. Francezët në anën tjetër e kanë kontrollin, dhe përkundër bukës së tyre të famshme, djathërave të yndyrshëm dhe verës, në mesatare janë belhollë. Ata dinë kur të ndalen.

Prandaj, dëgjojeni më shumë trupin tuaj dhe nevojat e tij të vërteta.

Exit mobile version