Dhjami i tepërt që duket i shëmtuar në kofshët, stomakun, vithet apo duart është një ankth i vërtetë, e veçanërisht për femrat.
Celuliti nuk njeh moshë apo peshë, dhe është një prej problemeve më të vështira të trupit për t’u luftuar, transmeton Telegrafi.
Sidoqoftë, nuk ka ndonjë dyshim se trupat më të mirë e më të tonifikuar u përkasin femrave braziliane. Prandaj, sot ju prezantojmë një sekret të vlefshëm brazilian për ta larguar celulitin pothuajse menjëherë.
Ky sekret është përdorur edhe nga dermatologë të shumtë, të cilët edhe mund t’ju marrin shumë para për tretmanet e tyre, por, në fakt, kjo recetë është natyrale.
Dëshironi ta dini sekretin? Është shumë i thjeshtë – kafe me kafeinë!
Kafeina e redukton edemin përreth yndyrës dhe e ngushton atë për ta bërë të duket elastike dhe e butë. Përdorimi i rregullt i kafes në trajtimet kundër celulitit do t’ju furnizojë me efekte të mahnitshme brenda pak javëve.
Fërkimi me kafe është një prej mrekullive më të mëdha për trupin. Është tejet efektiv dhe mund t’ju ofrojë shumë përfitime shëndetësore.
Për ta përgatitur këtë recetë natyrale, ju nevojiten:
– Një gotë kafe organike
– Një gotë sheqer
– Një gotë vaj ulliri
Përgatitja:
Të gjithë përbërësit vendosni në blender dhe përzieni derisa ta fitoni një pastë. Pastaj, atë e vendosni në një kavanoz dhe e mbyllni.
Përdorimi:
Fillimisht, gjatë kohës që bëni dush, pastrojeni trupin mirë. Pastaj, aplikojeni pastën në zonat problematike dhe bëni masazh në lëvizje rrethore.
Ju duhet t’i bëni masazh atyre pjesëve për disa minuta, dhe pastaj ta pastroni pastën dhe ta thani. Kjo metodë duhet të përdoret 2-3 herë në javë.
Si funksionon kjo?
Sheqeri në këtë pastë shërben si largues i qelizave të vdekura të lëkurës dhe si pastrues. Në anën tjetër, vaji i ullirit e hidraton lëkurën, duke e bërë elastike dhe të bëtë, ndërkaq kafeina e cila gjendet në kafe bën mrekulli për celulitin! /Telegrafi/