Këto këshilla do t’ju ndihmojnë që në mënyrë diskrete të përmirësoni qëndrueshmërinë e tij në krevat, , transmeton Telegrafi.
Jepni kungull apo ushqime kungulli
Ekziston arsye e mirë përse në shumë racione do të duhej të përfshini edhe ndonjë kungull – është dëshmuar që ai ngre libidonë mashkullore, por shpesh e injorojmë. Është interesante se aroma e pites nga kungulli, ngrit qarkullimin e gjakut nëpër organin seksual mashkullor për 40 për qind. Ndërkaq një kombinim i aromës së kungullit me atë të livandës është treguar edhe më i suksesshëm.
Tërhiqjani testiset
Jo fort, kujdes! Kur mashkulli është gati për të ejakuluar, testiset e tij ngrihen dhe pothuajse arrijnë pikën kur nuk ka kthim prapa. Ndërkaq ju lehtë tërhiqjani testiset nga poshtë, në drejtim të shputave. Kështu ju ndërmerrni kontrollin në duar tuaja dhe mund ta lejoni që të “shpërthejë” pikërisht në momentin kur ju dëshironi.
Ndryshojeni rutinën e seksit
Ndonjëherë, ndryshime fare të vogla mund ta përmirësojnë shumë jetën seksuale. Ndryshojeni kohën kur bëni seks. Bëni seks atëherë kur keni më shumë energji. Provojeni në mëngjes, kur jeni të freskët nga gjumi i mirë i natës. Provoni një pozicion të ri për seks, që është më komfort për të dy. Pozicione ka me qindra, por po të jeni pak krijues dhe aventurierë, ju do të gjeni shumë pozicione, që do t’i përshtaten edhe kushteve tuaja.
Gjeni një unazë për penis
Duke e vendosur në bazën e penisit, unaza ngadalëson ndjeshëm shpejtësinë me të cilën gjaku largohet nga penisi. Unaza, nuk shton rrjedhën e gjakut fillimisht, por mund të zgjas mbajtjen e ereksionit. Ajo nuk duhen mbajtur për më shumë se 30 minuta dhe duhen hequr menjëherë sapo të ndjeni "të ftohtë", mpirje ose dhimbje në penis apo testikuj.
Shndërrojeni në ushtrime të Kegelit dhe në lojë
Të gjithë e dimë që ushtrimi i rregullt është i rëndësishëm, megjithatë shumica e meshkujve nuk dinë që duhet patjetër të ushtrojnë penisin e tyre po ashtu si edhe bicepsin apo muskujt e barkut. Në këto ushtrime mund t’i ndihmoni ju. Kur “i ngrihet” propozoni lojën – mbi penis hidhjani një peshqir të vogël dhe thoni që nëse arrin ta ngrejë penisin njëzet herë (apo dhjetë herë, nëse është fillestar), mund të marrë në cilëndo pozë të dëshirojë. /Telegrafi/