Site icon Telegrafi

Sekretet e pabesueshme të gjyshes 80-vjeçare që konkurron ende në ‘bodybuilding’ (Foto, Video)

E keni menduar ndonjëherë se si do të dukeni ju kur të jeni 80 vjeç? Disa me siguri e kanë menduar veten me një shkop ku të mbështeten, e disa të tjerë të fortë, por sërish me lëkurë të varur.

Ky përfundimisht nuk është rasti i 80 vjeçares Ernestine Shepherd, gruaja më e vjetër që merr pjesë në fushën e ‘bodybuilding’.

Nuk ndodh shpesh të gjesh njerëz të të frymëzojnë! Askush nuk ka dyshime që, kjo gjyshe që sapo ka mbushur 80 vjeç, është një prej tyre!

Ernestine Shepherd, është femra më e moshuar në botë, që vazhdon të marrë pjesë në konkurset e ‘bodybuilding’

Fakti më i pabesueshëm rreth saj është që as nuk e kishte idenë për këtë sport, deri në moshën 50-vjeçare.

Në vitin 2010 ajo hyri në librin e rekordeve Guinness si femra më e vjetër që merr pjesë në “’bodybuilding’

Cilat janë sekretet e saj? Le t’i marrim me radhë:

1. Ernestine zgjohet çdo mëngjes në orën 2.30 të mëngjesit (pa vënë kurrë alarmin e orës)
2. Pas zgjimit lexon lutjet dhe më pas përgatit mëngjesin
3. Dhjetë të bardha veze me pak ujë dhe disa arra; ky është mëngjesi i saj, prej vitesh
4. Këndon të njëjtën këngë çdo mëngjes
5. Ernestine bën rreth 10 km vrap në ditë

Gjithçka nisi fare rastësisht! Si pjesa më e madhe e njerëzve nëpër botë, edhe ajo e kalonte kohën e lirë duke mos bërë asgjë.

Një ditë, e motra i propozoi të bënin disa ushtrime që u shtuan me kalimin e kohës!

Pas garës së parë nuk priste asnjë rezultat por shumë shpejt menaxheri telefoni të shkonin më larg se aq dhe, prej asaj kohe, 80-vjeçarja është bërë një sportiste profesioniste; frymëzimi i shumë njerëzve sot, nëpër botë!

E ndërsa ajo merret me mbajtjen trupit në formë gatimi i takon ta bëjë bashkëshorti i saj, me të cilin ka 60 vjet e martuar.

Ajo ka shkruar edhe një libër së fundmi, ku flet për shëndetin, si ka arritur të mbajë trupin në formë, motivimet e saj në jetë etj.

Motoja e saj është: E vendosur, e dedikuar dhe disiplinuar. Në fakt ky është mesazhi që 80 vjeçarja kërkon të përhapë në të gjithë botën.

Ernestine Shepherd, është dëshmia më e qartë që asnjëherë nuk është vonë për të arritur çfarë dëshiron në jetë.

Ajo beson se sekreti i suksesit është që “nuk heq dorë”.

Videoja më poshtë tregon historinë frymëzuese të kësaj gruaje të jashtëzakonshme.

Exit mobile version