Sipas hulumtimit të publikuar në portalin Confetti.co.uk, diferenca ideale në vite ndërmjet partnerëve duhet të jetë dy vjet e tre muaj, pastaj partnerët duhet të kenë së paku dy hobi të njëjtë dhe të kenë marrëdhënie seksuale tri herë në javë.
Janë të publikuara edhe disa sekrete tjera të cilat duhet t’i dijë secili çift, ndërsa disa prej tyre janë edhe: dy darka romantike në muaj, tri here ledhatime brenda javës, së paku dy herë në vit duhet të ketë befasi, një udhëtim jashtë vendit dhe dy udhëtime brenda vendit.
Autorët e kësaj ankete, ku kanë marrë pjesë më shumë se 3.000 çifte britanike, këshillojnë që së paku dy herë në muaj ta kaloni mbrëmjen pa njëri-tjetrin, me qëllim që secili të del me shoqërinë e vet dhe në këtë mënyrë do të ruhet pavarësia.
Më shumë zgjasin ato lidhje kur martesa është bërë pas tre vjet e gjysmë njohjeje, ndërsa mosha ideale e meshkujve për t’u martuar është mosha 31- vjeçare. /Telegrafi/