Mesfushori prishtinas Qëndrim Sejdiu, ka kaluar një stinor fantastik në fanellën e skuadrës së Dritës.
Sejdiu arriti të ndihmojë ekipin e tij të siguroj mbijetesën dukë bërë paraqitje fantastike. Pas përfundimit të këtij sezonin Sejdiu, për GazetaOlle.com ka zbuluar se kontrata i ka skaduar dhe nuk ka vendosur rreth të ardhmes.
“Më ka përfunduar kontrata me ekipin e Dritës, por nëse organizohet klubi dëshira ime është të vazhdoj me Dritën”, u shpreh fillimisht Sejdiu.
Ndryshe ish-mesfushori i shumë ekipeve të njohura kosovare, ka treguar se ka edhe disa oferta të tjera.
“Kam disa oferta por fillimisht do të bisedoj me Dritën dhe më pas do të vendosi se çfarë do të bëjë”, përfundoi Sejdiu.