Skuadra daneze, Sonderyjeske vazhdon me fitore në kampionat, teksa në fitoren e fundit bindëse 4-1 përballë Neastved gjeti golin edhe reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, Sefer Emini.
Shqiptari nga Maqedonia e gjeti goli që në minutën e 5-të, duke zhbllokuar shifrat e kësaj ndeshje për epërsi 1:0 të skuadrës së tij.
Në vijim Sonderyjeske realizoi edhe tre gola tjerë, në mesin e tyre shënoi edhe një tjetër shqiptar, Olti Hyseni që finalizoi shifrat e takimit në 4-1.
Për Sefer Eminin ky ishte goli i katërt që shënon këtë sezon të Ligës së Dytë daneze, përderisa numëron edhe tre asiste.
Skuadra e shqiptarit me këtë fitore merr kreun e tabelës me 42 pikë të tubuara nga 17 ndeshje të luajtura deri më tani, duke lënë pas vetes ekipin Aalborg me 38 pikë. /Telegrafi/