Site icon Telegrafi

Sebastian Vettel pëson aksident në testet e Spanjës

Sebastian Vettel (Photo by Lars Baron/Getty Images)

Sebastian Vettel ka goditur muret mbrojtëse gjatë ditës së sotme në kuadër të javës së dytë të testimit para fillimit të kampionatit të ri në Formula 1.

Gjermani kishte bërë 40 xhiro dhe regjistroi kohën e dytë më të shpejtë kur u përplas në kthesën e tretë në Barcelonë.

Gjermania ishte në gjendje të dilte nga makina dhe të largohej nga incidenti, por nuk është e qartë se çfarë dëmi i ka shkaktuar bolidit.

Ferrari ishte më i shpejti gjatë javës së parë të ushtrimeve, por ky rikthim do të thotë se SF90 do të jetë jashtë veprimit për disa kohë.

“Ne duhet të kontrollojmë disa gjëra”, ishte reagimi i parë i skuederisë së Ferrarit kur u pyet për dëmet.

Lexo po ashtu Vettel beson se do ta lë nën hije Hamiltonin

Ferrari më vonë konfirmoi se ishte një “problem mekanike” shkaku i aksidentit në qytetin spanjoll.

Ndryshe, kampionati i ri pritet të startojë më 17 mars me çmimin e madh të Australisë. /Telegrafi/

Exit mobile version