Sebastian Vettel thotë se nuk do të tërhiqet së shpejti nga bota e Formula 1 pasi që e tërheq frymëzimi i rivalitetit me garuesin e Mercedesit, Lewis Hamilton.
Ky i fundit, sezonin e kaluar fitoi për herë të pestë titullin e kampionit në garën e veturave të shpejta.
Dhe 31-vjeçari beson se nëse britaniku tre vjet më i vjetër se ai mund të konkurrojë atëherë edhe gjermani nuk e ka këtë problem.
“Mendoj se është e qartë se nuk jam në perëndim të karrierës sime”, tha Vettel për Sport Bild.
“Duke parë pas, Michael [Schumacher] ishte edhe pak më i vjetër se unë kur fitoi titullin e parë me Ferrarin. Dhe Lewis është dy vjet më i vjetër se unë. Unë ende nuk e kam menduar që të dalë në pension”.
“Përkundrazi, po bëj gjithçka për të përmbushur ëndrrën time për një titull me Ferrarin. Dhe për sa i përket familjes sime, ata më përkrahin dhe nuk më pengojnë në këtë rrugëtim”, pohoi gjermani.
Ndryshe, Vettel nuk e ka fituar Kampionatin qysh nga viti 2013, kur u shpall për herë të katër rresht kampion me Red Bullin. /Telegrafi/