Site icon Telegrafi

Sebastian Vettel diskualifikohet nga “Grand Prix” – shkak karburanti

Shoferi i Aston Martin, Sebastian Vettel është diskualifikuar pavarësisht që përfundoi në garën e dytë në “Grand Prix”.

Arsyeja është që zyrtarët nuk ishin në gjendje të merrnin mostrën e detyrueshme të një litri karburant nga makina pasi përfundoi gara.

Organi drejtues i FIA-së, tha se ishte e mundur të nxirrte vetëm 0.3 litra nga makina dhe që nuk kishte mbrojtje siç pretendohej.

Kjo ka ndikuar që Vettel të diskualifikohet, kurse nga kjo kanë përfituar Lewis Hamilton i Mercedesit që është promovuar në pozitën e dytë dhe Carlos Sainz i Ferrarit në të tretin. /Telegrafi/

Exit mobile version