Telegrafi

Sebastian Rode u gjakos i tëri pas goditjes në kokë nga Lundstram, mesfushori i Frankfurtit tregon qepjet në kokë

Sebastian Rode ka treguar pasojat e finales së madhe të Ligës së Evropës, ku mbeti i gjakosur pas një goditje në kokë nga kundërshtari i tij, John Lundstram.

Finalja e Ligës së Evropës ishte në minutat e parë kur ndodhi polemika e parë e lehtë e ndeshjes, pasi Lundstram u përpoq të fitonte një top që ishte në diskutim.

Teksa këmba e tij u ngrit lartë për të kontrolluar topin, koka e Rodes zbriti për ta goditur atë dhe në mënyrë të pashmangshme të dy ranë në kontakt, duke e lënë gjermanin me dhimbje dhe pasoja.

Kishte një befasi që nuk pati karton të verdhë për lojtarin e Rangers, madje disa pretenduan se mund të kishte qenë një karton i kuq, vetëm gjashtë minuta pas fillimit ndeshjes.

 

Nga ana tjetër, Rode duhej të fashohej dhe i tëri nga stafi mjekësor dhe ashtu me ndërhyrje dhe qepje në kokë, ai vazhdoi plotësisht lojën.

Gjermani pas finales ka treguar qepjet që mori në majë të kokës, dhe është e drejtë të thuhet se kjo tregon se përpjekja e Lundstram për të fituar topin mund të ishte parë padyshim si mjaft e rrezikshme për një karton të kuq.

“Gjëja kryesore është të marrësh diçka!!! Gjithçka tjetër nuk ka rëndësi”, postoi gjermani në Twitter, duke ndihmuar ekipin e tij të fitojë ‘gjënë’.

 

Rode luajti për 90 minutat e lojës, teksa Rangers kaloi në epërsi përmes Joe Aribo në pjesën e dytë, por që Rafael Borre barazoi më vonë.

Ai u zëvendësua në minutën e 90-të, me Kristijan Jakic që e zëvendësoi për kohën shtesë, ndërsa Frankfurt e fitoi ndeshjen me penallti.

Nga ana tjetër, Lundstram përfundoi duke luajtur 120 minutat e plota të lojës, edhe pse ai nuk u zgjodh për të goditur penalltinë. /Telegrafi/