Telegrafi

Së shpejti zhvillohet Showmatch në Counter-Strike 2: FaZe ndaj ekipit të legjendave

SteelSeries ka shpallur lojtarët dhe orarin për ndeshjen në Counter-Strike 2, Legends ndaj Champions, që do të zhvillohet më 8 korrik.

Ndeshja do të luhet mes partnerëve të SteelSeries, ekipi FaZe dhe një ekipi të legjendave të përbërë nga emra të njohur në komunitetin CS:GO.

Ekipi FaZe me renditje në vendin e tretë në ranglistën botërore, do të përballet me emra të veteranëve si: allen, NEO, pashaBiceps, GuardiaN, NBK-.

Ndeshja do të zhvillohet në formatin ‘Bo5’, dhe mapat do të përsëriten për arsye se ende nuk janë lansuar të gjitha mapat në versionin e ri Counter-Strike 2.

Për fituesin e kësaj ndeshje ‘Showmatch’ do të ndahet një çmim prej 10.000 dollarësh.

Ndeshja do të zhvillohet me datën 8 korrik, duke filluar nga ora 18:00, dhe do të transmetohet në kanalin zyrtar të SteelSeries në Twitch. /Telegrafi/