Pak ditë kanë mbetur nga fillimi i turneve RMR për BLAST Paris Major.
56 skuadra nga e gjithë bota do të garojnë në turnetë rajonal, ku vetëm 24 prej tyre do të sigurojnë pjesëmarrjen në BLAST Paris Major.
Gjithsej 32 skuadra do të jenë në garë në turneun rajonal të Evropës, ku 17 prej tyre do të sigurojnë pjesëmarrjen në Paris Major.
Nga turneu rajonal për skuadrat amerikane do të kualifikohen pesë skuadra, ndërsa nga ai i Azisë do të kualifikohen dy.
Pjesë e RMR të Evropës është edhe ekipi shqiptar Bad News Eagles, ku bëjnë pjesë në grupin A.
Turnetë RMR do të nisin me datën 6 prill, ndërsa Majori i madh në Paris do të zhvillohet nga data 8 maj me ‘Challengers Stage’.
BLAST Paris Major i cili është i sponsorizuar nga VALVE, do të ndaj 1.2 milion dollarë çmime për ekipet pjesëmarrëse.
Ky do të jetë Majori i fundit i organizuar në CS:GO, pasi VALVE ka lajmëruar lansimin e plotë të versionit të ri të lojës ‘Counter-Strike 2’ që tashmë është publikuar në fazë testuese për persona të caktuar. /Telegrafi/